Kaos në Athinë, sulmohet komisariati i policisë

Kronikë e zezë

Kaos në Athinë, sulmohet komisariati i policisë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

Në komisariatin e policisë në Athinë është gjuajtur një bombë dore, me këtë rast është lënduar një taksist, bënë të ditur policia

Përgjegjësinë për sulmin e ka marr grupi i cili në një web-faqe të ekstremit të majtë është firmosur si “anarkistët”.

Sulmi është kryer në mëngjes, dhe për momentin nuk është e qartë se a e kishte konstatuar dikush shpërthimin në komisariatin e policisë, meqë ai ndodhi në kohën e bubullimave të mëdha, thekson Agjencia e lajmeve AP.

Dëmtime kanë pësuar disa makina të parkuara para komisariatit të policisë dhe kabina e rojes.

Policia thekson se as taksisti, i cili në momentin e sulmit po futej në makinë, nuk e kuptoi në fillim se çfarë po ndodhte, por vetëm kur e kanë dërguar tek mjeku, ai i ka thënë se është goditur dhe ka cifla të bombës në këmbë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat