Policia arreston një serb, i gjenden 4 kilogramë drogë

Kronikë e zezë

Policia arreston një serb, i gjenden 4 kilogramë drogë

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 21:07
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një serb i cili dyshohet për trafikim të substancave narkotike.

Të njetit në pikën kufitare në Merdarë i janë gjetur katër kilogramë marihuanë.

“Me datë 25.02.2018 rreth orës 23:30 në stacionin policor kufitar në Merdar gjatë kontrollit të kryer nga autoritetet në autobusin e një kompanie në dalje të Republikes së Kosoves  zyrtari policor kompetent gjatë realizimit të kontrollit në bagazhin e autobusit kishte hasur në një valigje në te cilen dyshohej se kishte një sasi  të substances së dyshuar narkotike. Pas veprimeve të nevojshme lidhur me ketë, Policia ka arrit ta identifikoi një person mashkull/serb, të dyshuarin me inicialet S. J.(1962-Prizren) me vendbanim në Beograd. Janë njoftuar njësitet relevante të antidrogës, K9 dhe forenzika dhe pas kontrollit të detajuar ka rezultuar ne gjetjen e mbi 4 kg (4 kg 0.75 gram) substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuane. Pas konsultimit me prokurorin kompetent eshte inicuar rasti per trafikim te substancave narkotike dhe i dyshuari eshte derguar në mbajtje per procedura të mëtejme”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat