Vlorë, qëllohet me armë automjeti, 3 të plagosur

Kronikë e zezë

Vlorë, qëllohet me armë automjeti, 3 të plagosur

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 20:21
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Vlorës, pranë kishës ortodokse, duke lënë pas tre të plagosur, njëri prej të cilëve në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Të plagosurit janë shtetasit:

Gazmend Canaj, 27-vjeç

Taulant Beqiri. 28-vjeç

Elis Llanaj. 27-vjeç

Njëri prej të plagosurve, Gazmend C. ka marrë disa plumba dhe ndodhet në sallën e operacionit, ndërsa i plagosuri i dytë ka marrë një plumb në bark, teksa i treti ka marrë një plumb në këmbë.

Paraprakisht mësohet automjeti në shënjestër është një makinë me targa italiane, ndërsa është qëlluar nga një automjet tjetër.

Një makinë e tretë tip Toyota, është përplasur aksidentalisht me makinën që u sulmua me armë.

Policia ndodhet në vendngjarje ndërsa nuk dihen ende rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat