Policia e Kosovës ka bërë të ditur se person nga Peja ka deklaruar se derisa ka qenë në lëvizje me veturën e tij nga një veturë tjetër, një i dyshuar i panjohur, ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas viktimës paraprakisht me të dyshuarin kishte një mosmarrëveshje në komunikacion.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm. Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.