Tentim vrasje në Pejë, shpëton për pak

Kronikë e zezë

Tentim vrasje në Pejë, shpëton për pak

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 10:31
Ilustrim

Një incident ka ndodhur me armë zjarri në rrugën “Eliot Engel” në Pejë, kur një person ka shtënë me armë zjarri ndaj një personi tjetër, i cili në ato momente ishte në lëvizje me veturën e tij.

Sipas viktimës paraprakisht me të dyshuarin kishte një mosmarrëveshje në komunikacion.

Në vendin e ngjarjes, e cila ka ndodhur mbrëmë në ora 18.00, janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja të kalibrit 7.65mm.

Përveç dëmeve materiale në veturën e viktimës nuk raportohet për të lënduar. Rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat