Shkup, digjet një makinë

Kronikë e zezë

Shkup, digjet një makinë

Më: 1 mars 2018 Në ora: 16:00
ilustrim

Një automjeti të tipit xhip “Mercedes” me targa të Shkupit, mbrëmë i është vënë zjarri në rrugën “Milladin Popoviç” në Shkup.

Ministria e Punëve të Brendshme sot raportoi se pronari i automjetit është A.R (56) nga Shkupi.

Automjeti është djegur rreth orës 01:30 dhe në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar katër zjarrfikës.

Dëmi material është rreth 150 mijë denarë.

Janë duke u ndërmarrë masa për të përcaktuar arsyet për zjarrin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat