Goditet grupi kriminal, “Babi” 21-vjeçar drejtonte trafikun - Bota Sot
Goditet grupi kriminal, “Babi” 21-vjeçar drejtonte trafikun

Kronikë e zezë

E enjte, 20 shtator 2018

Goditet grupi kriminal, “Babi” 21-vjeçar drejtonte trafikun

Më: 1 mars 2018 Në ora: 22:43
Ilustrim

Policia e Sarandës ka goditur një grup të mirëorganizuar kriminal që vepronte në fushën e narkotikëve, duke vënë në pranga 12 persona dhe katër të tjerë në kërkim. Ndërkohë është sekuestruar një sasi drogë, 9 automjete, mes të cilave pesë makina luksi.

Në sajë të operacionit të koduar “Piramida”, dhe pas një pune hetimore u zbulua se si funksiononte grupi, në drejtimin e Ajaz Liles, 21 vjeç nga Shalësi i Konsipolit, i njohur me pseudonimin “Babi”. Ai është dënuar më parë për trafik të lëndëve narkotike.

Në flagrancë është arrestuar Altin Sakaj, 36 vjeç nga Konispoli, i cili në mjetin e tij me targë AA 931 IK, ishte duke transportuar 18 kg kanabis sativa.

Ndërsa Armando Koçiu, 29 vjeç nga Sarandaë organizonte punën për gjetjen e lëndës narkotike, magazinimin e të cilës e bënte Afron Halili, 22 vjeç nga Ninati i Konispolit dhe Eristjan Bejko 21 vjeç nga Gjirokastra. Osman Halili, 52 vjeç po nga Ninati, ruante ambientin ku magazinohej lënda narkotike.

Si posedues i lëndës në grupin kriminal është arrestuar Kastriot Muka, 32 vjeç nga Tepelena, ndërsa në rolin e transportuesve, janë vënë në pranga Enea Duro, 22 vjeç, Marjo Zybo, 28 vjeç, Fatjon Dule 25 vjeç. Rruga nga do të kalonte lënda narkotike kontrollohej nga Emilio Mehmeti, 28 vjeç nga Saranda. Në rolin e financuesit për blerjen e drogës është vënë në pranga Tori Ruçi, 42 vjeç nga Saranda.

Në kërkim në rolin e transportuesit të drogës në drejtim të kufirit të gjelbër janë shpallur E.V., dhe R.H., të dy nga fshati Shalës, dhe F.D. Në kërkim është edhe M.D., në rolin e kontrolluesit për kalimin e lëndës narkotike.

Këta persona në mënyrë periodike, sipas një zinxhiri funksional të dyshuar kriminal, kanë organizuar transportin e lëndës narkotike nga rrethet Tepelenë dhe Gjirokastër në drejtim të zonave kufitare të Bashkisë Konispol, të cilën e magazinonin në disa ambjente në zonën pranë kufirit e më pas organizonin trafikimin e saj drejt shtetit Grek tek persona për të cilët po zhvillohen hetime.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas në periudha të ndryshme kohore kanë trafikuar lëndë narkotike kanabisi drejtim shtetit Grek., në bashkëpunim me të tjerë shtetas të cilët janë kapur e ndaluar në shtetin Grek më datë 30.01.2018, si dhe në të tjera raste për të cilat për arsye hetimi nuk bëhen të ditura.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test