Kokaina në Durrës, dy të arrestuarit: Nuk kishim dijeni për drogën

Kronikë e zezë

Kokaina në Durrës, dy të arrestuarit: Nuk kishim dijeni për drogën

Më: 2 mars 2018 Në ora: 14:26
Ilustrim

Gjykata për Krime të Rënda ka lënë në burg  dy persona të arrestuar për 613 kg kokainë të kapur në Durrës.

Shoferi i kamionit Armando Pezaku, i cili transportonte kontenierët me banane nga Kolumbia ku ishte fshehur  droga dhe menaxheri i komanise Donald Lushaj  kanë pretenduar që nuk kanë pasur dijeni për drogën, por ishin thjesht punëtorë.

Prokuroria nuk ka pasur asnjë provë për ti mbajtur në burg. Ndërsa prokuroria pretendon se ka prova që dy të arrestuarit kishin dijeni për drogën.

Maks Haxhia: Nuk u paraqit asnjë provë. Mbajtja në burg u lidh vetëm me faktin që u kapën 613 kg drogë. Nuk kishte asnjë përgjim. Donaldo Lushaj nuk në organet drejtuese të shoqërisë, biles kur ka vajtur të kryjë veprimet i kanë thënë ke autorizim? Ai i ka thënë jo. Atëhere veprimet do kryhen nëpërmjet agjencisë doganore. Si mund të merret një njeri përgjegjsi penale kur aty ishin edhe 15 punëtorë të tjerë në magazinë?!

I afërm i Armando Pezakut: Armando është punëtor firme dhe nuk ka të drejtë të luajë me kaminon. Ka një dispencer që komunikon. Është firma Pelikan. Unë nuk e di kur e kanë marrë telefon. Armandi ka 5-6 muaj që punonte me kontenier

Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, ndërsa Avokati i Lushajt, Maks Haxhia kërkoi praninë e medias, por Prokuroria ka kundërshtuar këkesën për ruajtjen e sekretit hetimor për shkak të taktikave të Policisë Gjyqësore.

Avokati Haxhiaj tha se klienti i tij është i pafajshëm.

Maks Haxhia: Klienti im Lushaj është një punëtor e jo menaxher.  Nga 7 punëtoret që ishin aty u arrestua vetëm klienti im. Donaldo Lushaj paguhet me 25 mijë lekë në muaj

Dy të arrestuarit dyshohet se janë pjesë e grupit kriminal të drogës. 

Roli i të arrestuarve: Menaxheri mendohet se eshte pjese e rrjetit

Grupi u zbulua nga lëvizjet e shumta drejt Kolumbise Maltes e Italise

Armando Pezaku kishte vetëm pak muaj që ishte punësuar në këtë linjë. Ndërkoqë që kompania kishte pasur dhe shoferë të tjerë.

Donaldo Lushaj  kishte udhëtuar dhjetra herë me pronarin, Arbër Çekaj drejt  Kolumbisë. Mendohet se është pjesë e këtij rrjeti kriminal të trafikut të kokainës.

Mbylli biznesin tre jave para aksionit

Pronari i firmës "Arbri Garden" Arber Çekaj rezulton ta ketë mbyllur aktivitetin 3 javë para aksionit dhe të jetë larguar jashtë vendit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat