Policia “shet tek bandat kriminale tre italianë për 43 euro”

Kronikë e zezë

Policia “shet tek bandat kriminale tre italianë për 43 euro”

Më: 4 mars 2018 Në ora: 09:37
Njerëzit e zhdukur

Autoritetet meksikane kanë nisur procedime penale kundër katër oficerëve të policisë mbi zhdukjen e tre burrave italianë.

Njerëzit e zhdukur - të gjithë nga Napoli - u panë më parë më 31 janar në Tecalitlán, në shtetin perëndimor të Jalisco.

Guvernatori i shtetit tha se oficerët kishin pranuar dorëzimin e italianëve në një bandë kriminale lokale.

Policia dyshohet paraprakisht se i kishte arrestuar ata në një stacion benzine.

Djali i njërit prej të zhdukurve më parë i tha radios italiane se burrat ishin "shitur në një bandë për 43 euro", por zyrtarët rajonalë thanë se nuk mund ta konfirmonin këtë informacion.

Territori i rrezikshëm

Nuk është plotësisht e qartë se çfarë po bënin Raffaele Russo, 60 vjeç, i biri i tij 25-vjeçar Antonio dhe nipi i tij, Vincenzo Cimmino, 29 vjeç, në qytetin bujqësor të Tecalitlán. Zona kontrollohet nga karteli Jalisco New Generation, një nga bandat më të fuqishme kriminale në Meksikë, shkruan BBC.

Prokurori i shtetit Jalisco Raúl Sánchez tha se kishte informata që tregonin se të tre ishin duke shitur makineri bujqësore të cilat i kalonin si mallra me cilësi të lartë.

 Por të afërmit në qytetin e tyre mohuan se të tre ishin duke kryer ndonjë gjë të paligjshme në Meksikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat