Velkovski: Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjeve në banka - Bota Sot
Velkovski: Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjeve në banka

Kronikë e zezë

E diel, 24 qershor 2018

Velkovski: Policia ka zbardhur dy raste të vjedhjeve në banka

Më: 4 mars 2018 Në ora: 15:52
Ilustrim

Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Lazo Velkovski, në konferencë për shtyp njoftoi se MPB-ja ka zbardhur dy raste të vjedhjeve në banka në Shkup dhe Gostivar.

Rasti i parë është prej 28 shkurtit, në “Shparkase Bank” në Shkup, ndërsa rasti i dytë prej 2 marsit në “Halk Bank” në Gostivar.

“Në rastin e parë më 28 shkurt rreth orës 10:00 është kryer vjedhje në filialën e “Shparkase Bank”, ku persona të panjohur kanë marrë 7990 euro dhe 490 mijë denarë. Nga masat e ndërmarra është konstatuar se në këtë rast janë përfshirë tre persona nga Shkupi, të njohur për vepra kriminale”, tha Velkovski.

Ndërsa për rastin e dytë ai tha se bëhet fjalë për personin A.B nga Negotina e Gostivarit. Personi është rrestuar dhe pas dokumentimit të rastit do të ngritet padi penale.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test