Arrestohet për posedim më qese narkotikësh

Kronikë e zezë

Arrestohet për posedim më qese narkotikësh

Nga: B.S Më: 5 mars 2018 Në ora: 10:00
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qendrën Korrektuese në Lipjan është gjetur tek një i dyshuar posedim i paautorizuar i narkotikëve. Të njëjtit i janë konfiskuar pesë qese të vogla me substancë narkotike.

Në raportin e Policisë se Kosovës thuhet:

“Qendra Korrektuese-Lipjan 04.03.2018-10:46. Gjatë kontrollit në trup tek i dyshuari mashkull K/Shqiptar, janë gjetur dhe konfiskuar pesë qese të vogla me substancë të dyshuar narkotike. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt” transmeton “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat