37 aksidente trafiku e 1037 gjoba të shqiptuara, ky është 24 orëshi i fundit në Kosovë - Bota Sot
37 aksidente trafiku e 1037 gjoba të shqiptuara, ky është 24 orëshi i fundit në Kosovë

Kronikë e zezë

E martë, 18 shtator 2018

37 aksidente trafiku e 1037 gjoba të shqiptuara, ky është 24 orëshi i fundit në Kosovë

Më: 6 mars 2018 Në ora: 22:57
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës përmes raportit për incidentet e shënuara gjatë 24 orëshit të fundit në Kosovë, ka bërë të ditur që në këtë interval kohor është shënuar një numër i madh i aksidenteve dhe i dënimeve të shqiptuara në trafik.

Statistikat e këtij raporti tregojnë se vetëm në 24 orëshin e fundit janë shënuar gjithësej 37 aksidente trafiku në të gjithë Kosovën, ku 14 nga to ishin me të lënduar.

Numër i madh ishte edhe i gjobave të shqiptuara në trafik, ku Policia e Kosovës shqiptoi gjithësej 1037 dënime.

Ndryshe, ligji për gjobat e reja në komunikacion hyri në fuqi më datë 1 janar të vitit 2018, dhe nga atëherë është vërejtur një rritje e numrit të dënimeve të shqiptuara në trafik, mirëpo pa ulje të bilancit të aksidenteve.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test