50-vjeçari mashtron vajzën në Vlorë, e fton për kafe për t’i gjetur punë por…

Kronikë e zezë

50-vjeçari mashtron vajzën në Vlorë, e fton për kafe për t’i gjetur punë por…

Më: 7 mars 2018 Në ora: 10:31
Foto ilustrim

Një vajzë rreth të 20-ave është mashtruar nga një burrë 50-vjeçar.

Sipas gazetarit të “Aldo Morning Show” burri e kishte ftuar për një kafe vajzën duke i thënë se do ti gjente punë. Por gjatë takimit gjërat kanë agravuar dhe burri ka tentuar të prekë në pjesë intime vajzën por ajo ishte ngritur nga kafja duke e ofenduar.

“Një burrë 50-vjeçari i kishte premtuar një vajze 23 vjeçe. Do të gjej një punë xhaxhi i kishte thënë, kam unë një mik të mirë. Hajde të pimë një kafe. E kishin pirë kafen këta të dy. E duke bërë muhabet, kishte filluar muhabete intime dhe kishte tentuar që ta prekte në pjesët intime të trupit, pot vajza është ngritur duke ofenduar zotërinë dhe është larguar”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat