Bie nga ballkoni, vdes 28-vjeçarja shqiptare

Kronikë e zezë

Bie nga ballkoni, vdes 28-vjeçarja shqiptare

Më: 7 mars 2018 Në ora: 21:51
Ilustrim

Një 28-vjeçare shqiptare ka gjetur vdekjen e menjëhershme, pasi ka rënë nga kati i katërt i një ndërtese, teksa ka qenë duke varur rrobat në tel. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në La Spezia, të Italisë. Incidenti tragjik ka ndodhur paraditen e së mërkurës.  28- vjeçarja, Alma Ll. e cila jetonte prej vitesh në Itali ishte nënë e një fëmije të vogël dhe ka qenë vetëm në banesë në kohë që ka ndodhur ngjarja. Fëmija ishte në çerdhe, ndërsa bashkëshorti në punë.

Në fillim ishte menduar për vetëvrasje, por sipas hetuesve rënia ka qenë aksidentale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat