Kuçovë, Kapet 20 vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje

Kronikë e zezë

Kuçovë, Kapet 20 vjeçari i shpallur në kërkim për vjedhje

Më: 9 mars 2018 Në ora: 09:13
Ilustrim

Arrestohet në Kuçovë hajduti i shpallur në kërkim Romario Plaka.      20 vjeçari me banim  në fshatin Vidhishtë, Roskovec u ndalua dje më datë 08 mars 2018, nga policia e Beratit. 

Në njoftimin për shtyp të Policisë së Beratit thuhet:

Drejtori e Policisë Berat: "Ndalimi i shtetasit Romario Plaka, 20 vjeç, u bë pasi,  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me vendim penal Nr.393, dt.13.11.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale "Vjedhje", parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat