Aksident në Rrugën Prishtinë- Shtime, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksident në Rrugën Prishtinë- Shtime, një i vdekur

Më: 9 mars 2018 Në ora: 15:57
Pamje nga aksidenti

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku i cili ndodhi rreth orës 14:40 në magjistralen Prishtinë- Shtime.

Kallxo ka siguruar fotografi nga vendi i ngjarjes.

Një veturë e tipit “Opel Corsa” dhe një kamion kanë qenë të përfshira në këtë aksident.

Lajmin e ka konfirmuar komandanti për trafikun në rajonin e Prishtinës, Milaim Fejzullahu, i cili tha se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe po e hetojnë vendin e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat