Kreshnikut nuk i është gjetur ende koka, autori rrëfen krimin horror

Kronikë e zezë

Kreshnikut nuk i është gjetur ende koka, autori rrëfen krimin horror

Më: 10 mars 2018 Në ora: 11:18
Kreshnik Beqiraj - Albert Zekaj

Vrasja e Kreshnik Beqirajt është e ngjashme me një skenë për filma horror.  Albert Zekaj pasi ka pranuar se ka vrarë shokun e tij me të cilin kishin ndarë shtëpinë në Fier ka treguar dhe si e ka kryer krimin mbrëmjen e 26 qershorit.

Albert Zekaj eshte shprehur para hetuesve se mbremjen e 26 marsit, kur ka shkuar në shtëpine ku jetonte me Kreshnik Beqirajn, kishte konsumuar dy dopje pije alkoolike dhe e ka qëlluar me çekiç në kokë disa here duke e lënë te vdekur ne vend. Me pas e ka lenë trupin për tre ditë të fshehur në shtëpi me qëllim që të ngrinte gjaku e të mos mbeteshin shenja. Pas tre ditesh e ka copëtuar dhe pasi e ka mbështjelle me batanije dhe i ka vendosur në një valixhe pjesët e trupit i ka hedhur në fshatin Daullas. 

Nuk është gjetur ende koka e viktimes ndërsa janë dashur rreth 4 orë kërkime për gjetjen e eshtrave të tij pasi ishin të shperndara.

Trupi i pajetë i Beqirajt u gjet më 8 mars 2018 pasi Alberti pranoi krimin dhe tregoi vetë vendin se ku e kishte fshehur trupin.

Familja e kishte denoncuar në qershor 2017 zhdukjen por hetimet për vrasje kishin nisur në janar 2018. 

Që prej gushtit të vitit të kaluar Alberti ishte larguar nga Fieri dhe kishte kërkuar ndihmë në një shoqate fetare në Tiranë, përmes së cilës kishte përfituar strehim dhe ushqim. 

Sot Albert Zekaj doli para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat