Aksidentohet vetura me kamionin në Lipjan, një i vdekur

Kronikë e zezë

Aksidentohet vetura me kamionin në Lipjan, një i vdekur

Nga: Bota Sot Më: 10 mars 2018 Në ora: 13:50
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Grac në Lipjan ka mbetur i vdekur një person pasi është aksidentuar një veture dhe një kamioni.

 “Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë e aksidentit lëndime vdekje përuese ka pësuar vozitësi i veturës mashkull K-shqiptar, ndërsa vozitësi tjetër pas tretmanit mjekësor është liruar”, thuhet në njoftimin për media.

Ndërsa, me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar për obduksion. Rasti është duke u hetuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat