Grabitja në kryeqytet, policia jep detaje

Kronikë e zezë

Grabitja në kryeqytet, policia jep detaje

Më: 10 mars 2018 Në ora: 14:29
Prishtinë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje shtesë lidhur me grabitjen që ndodhi në rrugën “Bill Klinton’, konkretisht në lokalin “Tel Net”, ku si pasojë një femër ka pësuar lëndime trupore në kokë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë, rreth orës 12:45, fillimisht është raportuar për një vjedhje në një lokal në rrugën ‘’Bill Klinton’’ në Prishtinë.

“Njësia policore menjëherë  iu ka përgjigjur rastit dhe ende pa arritur në lokacion kemi marrë informata shtesë se kemi të bëjmë me grabitje. Një person femër dyshohet se si pasojë e sulmit gjatë grabitjes ka marrë lëndime trupore në kokë. Policia është duke u marrë me rastin dhe po kryen hetimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm të involvuar në këtë rast”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat