Detaje nga grabitja në Prishtinë, kjo është gjendja e gruas që u sulmua

Kronikë e zezë

Detaje nga grabitja në Prishtinë, kjo është gjendja e gruas që u sulmua

Më: 10 mars 2018 Në ora: 16:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

A.Y e lindur në vitin 1955 është gruaja e cila pësoi lëndime trupore gjatë grabitjes e cila ndodhi sot në filialen e pagesave elektronike “Tel Net”, ku pas marrjes së trajtimit mjekësor është liruar për në shtëpi, pasi gjendja e saj shëndetësore ka qenë e mirë.

Kështu kanë bërë të ditur për media mjekë nga Qendra Emergjente pranë Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informatave që ka siguruar media, pacientja ka marrë lëndime të lehta trupore, ku është identifikuar një gërvishtje në kokë dhe në hundë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë për media, rreth orës 12:45, fillimisht është raportuar për një vjedhje në një lokal në rrugën ‘’Bill Klinton’’ në Prishtinë.

“Njësia policore menjëherë  iu ka përgjigjur rastit dhe ende pa arritur në lokacion kemi marrë informata shtesë se kemi të bëjmë me grabitje. Një person femër dyshohet se si pasojë e sulmit gjatë grabitjes ka marrë lëndime trupore në kokë. Policia është duke u marrë me rastin dhe po kryen hetimet e nevojshme për identifikimin e të dyshuarve të mundshëm të involvuar në këtë rast”, ka thënë ai.

Sipas Policisë së Kosovës vlera e parave të grabitura ka mbetur të konfirmohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat