Shqiptari nga Kosova përdhunon ulqinakun në Plazh të Madh

Kronikë e zezë

Shqiptari nga Kosova përdhunon ulqinakun në Plazh të Madh

Më: 11 mars 2018 Në ora: 12:57
Ilustrim

Gjykata e Lartë në Podgoricë ka urdhëruar një muaj paraburgim për një 36 vjeçar shqiptar nga Kosova me dyshimin se e ka përdhunuar dhe shantazhuar një ulqinak me inicialet B.N. (68 vjeç).

Incidenti ka ndodhur para shtatë ditësh kur shqiptari nga Kosova me iniciale E.R., siç raporton agjencia serbe e lajmeve “Srna”, e kishte lutur ulqinakun që ta dërgojë deri tek Plazhi i Madh dhe atje e ka përdhunuar, bën me dije policia malazeze.

Ata dy ishin në një lidhje e cila kulmoi kur shqiptari nga Kosova nisi ta shantazhonte ulqinakun me fotografi komprometuese.

Shqiptari nga Kosova mohoi në polici dhe prokurori ta ketë përdhunuar ulqinakun.

Nga Policia thuhet se shqiptari nga Kosova gjendet në shënimet kriminale të policisë së Kosovës dhe të Malit të Zi për vjedhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat