E rëndë në Kukës, nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

Kronikë e zezë

E rëndë në Kukës, nëna dhe foshnja vdesin në maternitet

Më: 12 mars 2018 Në ora: 14:58
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak pas mesnate në maternitetin e Kukësit. 

Një nënë 40-vjeçare dhe foshnja e saj kanë ndërruar jetë.

Policia e Kukësit nuk ka dalë edhe me një njoftim zyrtar, por e kontaktuar nga “BalkanWeb” pas interesimit të familjarëve, deklarohet se vdekjet kanë ardhur për shkaqe natyrale.

Familjarët kanë dyshime për ç’ka ka ndodhur dhe presin me padurim kryerjen e ekspertizës mjeko ligjore. Ata nuk kanë tërhequr ende trupin e Nurije Poçit nga morgu i spitalit.

Sakaq, policia sqaron se gruaja sillte në jetë fëmijën e saj të shtatë, një foshnjë e seksit mashkull që ka lindur i vdekur. Pas kësaj ka ndërruar jetë edhe nëna. Familjarët thonë se ngjarja është e dyshimtë, ndaj edhe kërkojnë hetime të mëtejshme për rastin.

Sipas tyre, nëna nga Kukësi ka lënë jetim 6 fëmijë të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat