Berat/ Makina përplas 12 vjeçarin

Kronikë e zezë

Berat/ Makina përplas 12 vjeçarin

Më: 13 mars 2018 Në ora: 21:05
ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në qytetin e Beratit, një i mitur vetëm 12 vjeç është shtypur nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Berat- Poshnje, ku drejtuesi Agur Kanaçi, teksa po i jepte makinës së tij të tipit Benz, ka goditur këmbësorin 12 vjeçar, me inicialet S.F.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka shoqëruar në komisariat drejtuesin e automjetit, ndërsa 12 vjeçari është dërguar në spital. I mituri fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat