E spiunuan për drogë, policia gjen 700 kg hashash dhe shpall në kërkim korçarin

Kronikë e zezë

E spiunuan për drogë, policia gjen 700 kg hashash dhe shpall në kërkim korçarin

Më: 14 mars 2018 Në ora: 14:23
Ilustrim

Një 45 vjecar është shpallur në kërkim nga policia e Korçës pasi në banesën e tij është gjendur një sasi e konsiderueshme lënde narkotike e dyshuar si cannabis sativa.

Ka qenë një informacion i dërguar në portalin komisariati dixhital, që ka çuar policinë në kontrollin e banesës së 45 vjeçarit ku dhe ka sekuestruar lëndën narkotike.

Njoftimi

Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit K.G, 45 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, pasi pas një informacioni të ardhur në portalin  Komisariati Dixhital, u ushtrua kontroll në banesën  e këtij shtetasi, ku u gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale 686 kg, bimë e dyshuar Cannabis Sativa.

Po punohet për kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat