“Porta” arreston katër të dyshuar në Dragash, shikojeni aksionin nga Policia

Kronikë e zezë

“Porta” arreston katër të dyshuar në Dragash, shikojeni aksionin nga Policia

Më: 14 mars 2018 Në ora: 18:12
Pamje nga aksioni në Dragash

Policia e Kosovës sot në Dragash e asistuar edhe nga Njësitet e Specializuara, pas një periudhe hetimore rreth dy vjeçare ka realizuar një operacion policor të koduar me emrin ``PORTA”, i cili ka rezultuar me arrestimin e katër personave të dyshuar nën dyshimin e bazuar për përfshirje në Krim të Organizuar Trans Nacional.

Këtij operacioni policor i ka paraprirë edhe një bashkëpunim i vazhdueshëm me autoritetet policore të shteteve nga Shqipëria, Maqedonia, Serbia, Italia, Zvicra dhe Austria,  ku në të gjitha operacionet e përbashkëta policore deri më tani janë arrestuar rreth 100 persona të dyshuar si dhe janë sekuestruar sasi të konsiderueshme të substancave narkotike dhe prova të tjera materiale.

 Ndërsa sot përveç arrestimit të katër personave të dyshuar, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe rreth një (1 kg) substance e dyshuar marihuanë,  një pushkë gjuetie, një karikator i zbrazet i cili i përket AK 47, dhe mjete të ndryshme që shërbejnë për paketimin e substancave narkotike.

Në tërësi gjatë periudhës dy vjeçare në Republikën e Kosovës dhe  shtetet e lartcekura, operacionet e përbashkëta kanë rezultuar me:

-           Arrestimin e rreth 100 personave të dyshuar

-           Sekuestrimin e rreth 28 kg heroinë,

-           Sekuestrimin e rreth 170 kg mariuhanë,

-           Rreth 60 kg substanca tjera të dyshuara,

-           Rreth 200 000 euro,

-           11 automjete dhe

-           Prova të tjera të cilat shërbejnë për procedure të mëtejme penale.

Hetimet dhe operacionet janë realizuar në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Republikës në Prishtinë, me urdhër të së cilës  personat e dyshuar dërgohen në qendrën e mbajtjes.

Krejt këtij aksioni Policia ia ka bashkangjitur edhe një video ku mund të shihen pamjet nga aksioni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat