Arrestohen 11 persona në Itali, mes tyre dhe 2 shqiptarë

Kronikë e zezë

Arrestohen 11 persona në Itali, mes tyre dhe 2 shqiptarë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 13:48
ilustrim

Policia italiane ka goditur ditën e sotme një grup trafikantësh droge, duke arrestuar 11 persona.

Dy prej tyre janë  shqiptarë të identifikuar si  Elio Cela 31 vjeç dhe Marigen Abdurramani 38 vjeç.

Akuza ndaj tyre është trafik droge e tipit kokainë, e marijaunë si dhe armëmbajtje pa leje.Operacioni i koduar “Sta senz’ pensier” ka zbardhur se kjo organizatë trafikonte drogë në rajonet e Kampanjës, Abruzzo e Marke. Gjatë operacionit janë sekuestruar 2 kg kokainë, 4 kg hashash, 1 kg marijaunë, disa gramë metanfetamina , 9 590 euro cash, një pistoletë me numër kalibri të fshirë e 230 lumba të kalibrave të ndryshme.

Lënda narkotike tafikohej me automjete të vogla nga rajoni i Kampanjës në Abruzzo e Marke e më pas shpërndahej në lokalet e natës të frekuentuara sidomos nga të rinjtë.
Shqiptarët e arrestuar janë rezidentë në Itali.

Marigen Abdurramani në komunë e Martinsicuro, në rajonin e Aruzzos, ndërsa Elio Cela në Grottammare në provincën e Ascoli Picenos në rajonin Marke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat