Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Shpërthim i fuqishëm në Mitrovicë

Më: 15 mars 2018 Në ora: 23:51
Mitrovicë

(E plotësuar) - Rreth orës 23:10 ka shpërthyer një bombë në veri të Mitrovicës, saktësish në rrugën “Shumadica”.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendëskomandanti i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Besim Hoti.

Ai tha se bomba është hedhur mbi një pusetë në rrugën “Shumadica”.

“Nga betonimi përreth ku është hedhur bomba dhe nga dridhjet që janë shkaktuar janë thyer dy-tri xhama të një shtëpie të banuar me serb. Nuk ka të lënduar”, ka thënë Hoti.

Policia e Kosovës gjendet në vendin e ngjarjes dhe po heton rastin.

Ndërkaq, banorët thonë se ndjehen të frikësuar, pas shpërthimit të granatës.

* * * *

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar para pak minutash në veri të Mitrovicës.

Sipas burimeve të KosovaPress-it, shpërthimi dyshohet të ketë ndodhur nga një granatë dore që është hedhur në një shtëpi në rrugën “Car Dushan”.

Mësohet se ka dëme material, por nuk dihet nëse ka njerëz të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat