Aksident në Malishevë, tre të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Malishevë, tre të lënduar

Nga: Bota Sot Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Një aksident trafiku mes dy automjeteve ka ndodhur dje në fshatin Tërpezë të Malishevës, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.

“Fsh. Tërpezë, Malishevë 16.03.2018-10:35. Ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve, me ç’rast lëndime trupore kanë pësuar dy meshkuj dhe një femër K/Shqiptar-e, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit njëri nga ngasësit, i dyshuari mashkull K/Shqiptar është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat