Sulmon një person, arrestohet

Kronikë e zezë

Sulmon një person, arrestohet

Nga: Bota Sot Më: 17 mars 2018 Në ora: 09:36
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht një person tjetër.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Bingenit”  në Prizren  të premten rreth orës 22:45.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Turk”, thuhet në raportin e Policës.

Ndërkaq, viktima ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat