Falsifikonin pasaporta, arrestohen 40 persona

Kronikë e zezë

Falsifikonin pasaporta, arrestohen 40 persona

Më: 17 mars 2018 Në ora: 11:46
Pasaportat e Republikes se Shqiperise

Policia e Shtetit arrestoi 40 persona në disa qytete të vendit ne kuadër te një superoperacioni. Te prangosurit ishin përfshirë në trafik emigrantësh nga Shqipëria drejt Shteteve te Bashkuara dhe Kanadasë nëpërmjet vizave e pasaportave false.

Operacioni i drejtuar nga Prokuroria e Krimeve Të Rënda u zhvillua gjatë mbrëmjes në disa qytete, Tiranë, Lezhë, Kukës, Dibër, Shkodër dhe Korçë.

Mes të ndaluarve mësohet se ka dhe zyrtarë dhe punonjës policie të cilët ishin të përfshirë ne trafikun dhe falsifikimin e dokumenteve.

Grupi kriminal i cili mendohet se ka lidhje ne disa qytete të vendit dërgonte emigrantë në SHBA dhe Kanada kundrejt vlerave të ndryshme monetare. Pak ditë më parë në Fier u godit një tjetër grup kriminal me 16 persona, që falsifikonin pasaporta Angleze.

Organizata falsifikonte dokumente shkollore, pasaporta, leje qëndrimi, leje drejtimi, kartëmonedha, por edhe dokumente për në Angli dhe vende të ndryshme të Bashkimit Europian. Ata merrnin porosi për pajisjen me dokumente të falsifikuar për persona të ndryshëm me banim në Fier, Lushnje, Mallakastër, nga Qarku i Beratit, Korçës, Vlorës, kundrejt pagesave që varionin nga 600 Euro deri 12,000 Paund.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat