Babai dorëzon djalin në Polici, i dyshuar për vrasjen në Obiliq

Kronikë e zezë

Babai dorëzon djalin në Polici, i dyshuar për vrasjen në Obiliq

Më: 17 mars 2018 Në ora: 16:14
Foto ilustrim

(E plotësuar) - Një  vrasje ka ndodhur sot në fshatin Babimoc të Obiliqit.

Sipas burime të mediave, i dyshuari për vrasje është dorëzuar në Polici nga vet babai i tij.

Po ashtu, media kupton se i dyshuari për vrasje me iniciale F.T   i lindur me 1991 vjen nga Komuna e Obiliqit.

37 vjeçari i vrarë me armë zjarri në Babimoc është nga një fshat i Vushtrrisë

Merret vesh se personi që vdiq ditën e sotme në fshatin Babimoc të Obiliqit është banor i komunës së Vushtrrisë. Siç mëson media bëhet fjalë për A.K , 35 vjeçar. I njejti u dërgua pa shenja jete në QKUK. Motivet e kësaj vrasjeje nuk dihen ende përderisa policia po kërkon të dyshuarit për këtë rast.

“Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia.

Vdekja tragjike ka ndodhur sot në orën 14:00. Mësohet se viktima ka marrë plagë të randa nga arma e zjarrit.

Gjendet i vdekur një banor i Babimocit, Policia po kërkon të dyshuarit

Një person i moshës 35 vjeçare ka humbur jetën në fshatin Babimoc të Obiliqit. Nuk dihen rrethanat e kësaj vdekjeje mirëpo policia po merret me rastin. Viktima ishte sjellur në QKU pa shenja jete.

“Rreth ores  14:00, policia ka marre informaten se:  nje person rreth 35 vjec , me plage nga arma e zjarrit dhe pa shenja jete eshte pranuar ne QKUK Prishtine.

Menjerhere njesite policore kane ndermarrur veprimet e nevojshme operative e hetimore per te sqaruar dhe ndricuar rrethanat e kesaj ngjarjeje.Kesisoj nga informacionet e para qe ka siguruar policia eshte bere e ditur se ngjarja ka ndodhur ne fshatin Babimoc – komuna e Obiliqit.

Aktualisht rasti po trajtohet si vdekje e dyshuar deri ne sqarimin e plote te gjitha rrethanave te ngjarjes si dhe po punohet per identifikimin e personave qe mund te jene te implikuar ne rast”, tha policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat