E tmerrshme: Për një vijë uji vrau kushëririn me sëpatë në sy të djalit 7 vjeç

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Për një vijë uji vrau kushëririn me sëpatë në sy të djalit 7 vjeç

Më: 17 mars 2018 Në ora: 19:42

Konfliktet e vazhdueshme për vijën e ujit përfunduan me një vrasje mes kushërinjve. Krimi ndodhi mëngjesin e së shtunës në fshatin Gumenicë të Bashkisë Selenicë. Dilaver Veshaj goditi me sëpatë Arben Veshajn duke e lënë të vdekur në vend. Trupi i 37-vjeçarit u gjet i pajetë 500 metra larg banesës.

40-vjecari u largua nga vendi i ngjarjes, por arratia i zgjati shumë pak pasi u vu në pranga nga Policia e Vlorës. Në momentin e arrestimit, autori ishte shumë i tronditur. ABC News raporton se autori ka deklaruar para hetuesve “e vrava sepse donte të më vriste”, por pa dhënë te tjera detaje rreth asaj çfarë ndodhi. Të dy kushërinjtë ishin barinj.

Xhaxhai i viktimës, Sotir Veshaj, tha se autori e ka qëlluar fillimisht me pistoletë 37-vjeçarin dhe më pas e ka goditur me sëpatë. Gjithçka ndodhi në sy të djalit 7 vjeç të Arben Veshaj.

“E kemi mësuar nëpërmjet djalit të tij. Djali është 7 vjeç. Ka qenë në dyqan kur ka qëlluar. Kanë dalë bagëtia. Ky ka ikur për në mal me gjithë djalin. Janë vërsulur qentë. Ky është mbrojtur nga qentë, i ka qëlluar me shkop. Autori ka nxjerrë pistoletën dhe e ka goditur dhe pastaj e ka grirë me sëpatë. E ka qëlluar dy-tre herë me sëpatë” – tha ai.

Sipas burimeve nga policia mësohet se shkak i grindjes ishte një vijë uji që kalonte pranë pronave të tyre në vendin, ku mbanin bagëtitë, teksa edhe herë të tjera kishin pasur konflikte, për këtë problem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat