Zjarr në një apartament në Durrës, në gjendje të rëndë dy persona

Kronikë e zezë

Zjarr në një apartament në Durrës, në gjendje të rëndë dy persona

Më: 18 mars 2018 Në ora: 06:33
Pamje nga vendi i ngjarjez

Dy persona ndodhen në gjendje të rëndë, si pasojë e një zjarri të rënë në një apartament në Durrës.

Rreth orës 11:25 të ditës së sotme, në lagjen Nr.17 ka rënë zjarr në apartamentin e një pallati.

Për pasojë është dëmtuar shtetasi Gëzim Tafruçi, dhe shtetësia Mynyre D., rreth 70 vjeç, të cilët ndodhen në gjendje të rëndë në spitalin e Durrësit.

Gjithashtu gjatë kryerjes së detyrës është asfiksuar punonjësi i zjarrfikëses A. K., i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Nga të dhënat paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar si pasojë e një shkëndije elektrike pranë televizorit, çka ka bërë që flakët të përhapen me shpejtësi.

Në vendngjarje ndodhen efektivët e policisë, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat