Arrestohen dy persona në Karaqevë

Kronikë e zezë

Arrestohen dy persona në Karaqevë

Nga: Bota Sot Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftua se në fshatin Karaqevë e Epërme të Kamenicës janë arrestuar dy persona për armëmbajtje pa leje dhe posedim të narkotikëve.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar, gjatë kontrollit tek të njëjtit është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një sasi substancë e dyshuar narkotike  e llojit marihuanë, në peshë 2.9gram”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Ndërsa, me vendim të prokurorit dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat