Policia jep detaje për vrasjen në Obiliq

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për vrasjen në Obiliq

Më: 18 mars 2018 Në ora: 10:58
ilustrim

Policia e Kosovës ka dhënë detaje të reja për vrasjen që mbrëmë tronditi Obiliqin.

Sipas raportit të policisë, duke u bazuar deklaratat e dëshmitarëve vrasja ka qenë aksidentale.

Njoftimi i plotë i policisë për tragjedinë e mbrëmshme në Obiliq

Është arrestuar i dyshuari mashkull K-shqiptar, i cili me armë zjarri kishte dyshohet se ka qëlluar për vdekje viktimën mashkull K-shqiptar.

Vrasja dyshohet sipas dëshmitarëve të jetë aksidentale. Njësiti hetimor në vend ngjarje ka konfiskuar një pistoletë, TT-7.62mm me një fishek në tytë, një karikator me 3(tre) fishek dhe një gëzhoje.

Rastit ju kanë përgjigjur gjitha njësit relevante Policore.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë  dërgohet në IML, ndërsa i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes. Rasti mbetet nën hetime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat