Has, qëllohet me armë 52 vjeçari

Kronikë e zezë

Has, qëllohet me armë 52 vjeçari

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:00
Ilustrim

Një 52 vjeçar është qëlluar me armë zjarri në fshatin Franishtë të Hasit, ndërsa autori i ngjarjes, është arrestuar në flagrancë nga policia. Në pranga përfundoi Abedin Cenalia, 30 vjeç, banues në të njëjtin fshat.

"Arrestimi i tij u bë pasi në qytetin e Krumës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë me armë zjarri duke e plagosur në këmbë, shtetasin S.Sh., 52 vjeç, banues në fshatin Vranishtë, Has. I plagosuri ndodhet në spitalin Ushtarak Tiranë, jashtë rrëzikut për jetën", sqaron policia.

Shërbimet e policisë pas kontrolleve dhe krehjes së zonës, bënë të mundur kapjen dhe arrestimin e autorit. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e zjarrit pistoletë, tip “MINI-BLOU”, ku dyshohet që është përdorur nga autori për plagosjen e shtetasit S.Sh.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale "Vrasja me dashje, mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat