Kundërshtar i Aldo Bares, kush është biznesmeni lushnjar që shokoi policinë

Kronikë e zezë

Kundërshtar i Aldo Bares, kush është biznesmeni lushnjar që shokoi policinë

Më: 18 mars 2018 Në ora: 11:55
Aldo Bare

Policia ka vënë në pranga një 37-vjeçar nga Lushnja, për armëmbajtje pa leje dhe mosbindje ndaj urdhrit të uniformave blu.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se në pranga ka rënë shtetasi Julian Sulo dhe ishte duke udhëtuar me një automjet tip BMW të blinduar, kur në lagjen "Gafur Muço" të Lushnjesiu kërkua nga policia të ndalonte për kontroll.

Por 37-vjeçari nuk iu bind urdhrit dhe u arratis, duke braktisur më pas makinën dhe u largua në këmbë nëpër rrugicat e qytetit. 

Pas disa minutash, ai është vënë në pranga nga uniformat blu të Lushnjes dhe FNSH e Fierit.

Në afërsi të mjetit të braktisur u gjet një pistoletë tip "Grand Power Q 100", një krëhër me 15 fishekë dhe një fishek në folen e fishekut, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Kush është Julian Sulo ose Juli i Pashakos?

Julian Sulo ose Juli i Pashakos është me origjinë nga Karbunara e madhe dhe njihet si biznesmen në Lushnje.

Vetëm pak muaj më parë ai u përfshi në hetimet për ngjarjen e Lushnjes ku u vranë dy persona dhe u plagosën 2 të tjerë.

Por pas hetimeve, ai është lënë i lirë pasi nuk prokuroria nuk gjeti lidhje mes tij dhe ngjarjes.

Juli i Pashakos është përfolur gjatë dhe për ngjarjen ku ai u plagos me 10 thika nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat