Vdiq një traktorist, i është përmbysur traktori dhe e ka shtypur - Bota Sot
Vdiq një traktorist, i është përmbysur traktori dhe e ka shtypur

Kronikë e zezë

E diel, 22 prill 2018

Vdiq një traktorist, i është përmbysur traktori dhe e ka shtypur

Më: 18 mars 2018 Në ora: 18:08
Ilustrim

Një person e ka humbur jetën, pasi që është shtypur nga traktori që e drejtuar dhe i cili është përmbysur pasi që e ka humbur kontrollin mbi të.

“Më 17 mars rreth orës 19:30 është denoncuar se në Kërçovë në rrugën rajonale drejt fshatit Papradishtë V.Sh. (22) nga fshati Popojan, duke e drejtuar traktorin me rimorkio, në të cilin ka qenë personi N.Sh. (41) ka humbur kontroll mbi traktorin dhe është rrokullisur, pas së cilës N.Sh. ka kërcyer nga rimorkio, ndërsa V.Sh. është shtypur nga traktori dhe ka vdekur në vendngjarje”, kumtoi MPB-ja.

Ekspertizë në vendngjarje kanë kryer Prokurori publik dhe ekipi ekspert nga Stacioni i policisë Kërçovë. Me pëlqimin e Prokurorit publik, trupi i të vdekurit i është dorëzuar familjes për varrim.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test