Konfiskohet pistoleta me katër fishekë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Konfiskohet pistoleta me katër fishekë në Prishtinë

Nga: Bota sot Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:40
Ilustrim

Një person është arrestuar dje në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë, për armëmbajtje pa leje.

Policia raporton se tek i dyshuari gjatë kontrollit, i është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat