Vjedhin shtëpitë në Devoll, vihen në pranga

Kronikë e zezë

Vjedhin shtëpitë në Devoll, vihen në pranga

Më: 20 mars 2018 Në ora: 09:50
Ilustrim

Dy persona janë vënë në pranga nga policia e Korçës, si të dyshuar për vjedhjen e disa banesave në fshatin Bitinckë në Devoll.

Gjergji Spaho 25  vjeç dhe Vangjel Fezo 19 vjeç, të dy banues të këtij fshati në bashkëpunim mes tyre dyshohet se kanë hyrë në banesën e shtetasit Y.M më datë 16 mars dhe në banesën e shtetasit V.A më datë 13 mars të këtij viti, ku morën dy televizorë plazma dhe orendi shtëpiake.

Mësohet se 25 vjeçari Spaho ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën akuzë: "vjedhje".

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhje” parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat