Plagoset një 24 vjeçar në Prishtinë

Kronikë e zezë

Plagoset një 24 vjeçar në Prishtinë

Më: 20 mars 2018 Në ora: 16:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) - L.R (1994) është plagosur sot nga të shtënat me armë zjarri në lagjen Tophane në Prishtinë.

Flora Ahmeti nga Policia e Prishtinës njofton se rreth orës 15:30 kanë pranuar informacionin për gjuajtje me armë në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Prishtinë. 

“Njësitet policore menjëherë kane dalë në vendngjarje ku kanë konstatuar se bëhet fjalë për plagosje me armë zjarri” , ka thënë zëdhënësja Flora Ahmeti. I plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK ndërkohë që njësitet policore po merren me rastin.

Image

Të shtëna me armë në lagjen “Tophane”

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në lagjen Tophane raportohet për të shtëna me armë zjarri.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes dhe ende nuk dihet për të plagosur të mundshëm nga këto të shtëna.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat