Plagosja e 24-vjeçarit në Tophane ndodhi për shkak të parkingut, autorët po kërkohen nga policia - Bota Sot
Plagosja e 24-vjeçarit në Tophane ndodhi për shkak të parkingut, autorët po kërkohen nga policia

Kronikë e zezë

E diel, 22 prill 2018

Plagosja e 24-vjeçarit në Tophane ndodhi për shkak të parkingut, autorët po kërkohen nga policia

Më: 21 mars 2018 Në ora: 12:16
Foto nga vendi i ngjarjes

Parkimi i një veture para lokalit të pajisjeve elektrike “Eltron” në lagjen “Tophane” të Prishtinës përfundoi me shkrepjen e dy plumbave në trupin e të riut, Lorik Rrustemi. Zënka filloi kur dikush e parkoi veturën para lokalit të babait të këtij të riu. Përveç përleshjes fizike, Loriku u plagos në bark dhe në këmbë. Dy personat që dyshohet se kanë gjuajtur me armë zjarri kanë ikur nga vendi i ngjarjes dhe të njëjtit po kërkohen nga Policia e Kosovës

24-vjeçari, Lorik Rrustemi, u dërgua në Emergjencën e QKUK-së nga babai i tij, i cili kishte deklaruar në polici se ka qenë cak i sulmit.

Sot në lagjen ku kishte ndodhur plagosja. Lokalit “Eltron” i është vënë dryni dhe shiriti policor, ndërsa fqinjët kanë treguar se si ndodhi ngjarja.

“Qashtu qysh thanë për parking. Këta janë kapë më herët naj ditë tjetër, zakonisht këta me traktorë dhe kamionë na nxajnë vendet. Punëtorë që bartin mall”, thotë një nga fqinjët e viktimës.

Policia po kërkon dy personat që dyshohet se gjuajtën me armë zjarri. Njëri prej të dyshuarve kishte ikur nga vendi i ngjarjes me një kamionetë me ngjyrë të bardhë, ndërsa i dyshuari tjetër në këmbë. Në vendin e ngjarjes u gjetën 21 gëzhoja të cilat u konfiskuan nga Forenzika Rajonale.

Rastin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës duke shtuar se po vazhdojnë të merren me këtë rast.

“Rreth ores 15:30 kemi pranuar informacionin per gjuajtje me arme ne rrugen Lidhja e Prizrenit ne Prishtine. Njesitet policore menjehere kane dale ne vend ngjarje ku kane konstatuar se behet fjale per plagosje me arme zjarri. I plagosur eshte L.Rr 1994 i  njejti eshte derguar per trajtim mjekesor ne QKUK ndekohe qe njesitet policore po meren me rastin”, tha Policia.

Mësohet se gjendja e viktimës është jashtë rrezikut për jetë.

“E kanë plagos në bark edhe në këmbë, në bark e kanë bë operacion djali është në intenzivë. Është jashtë rrezikut për jetë”, tha më tej një nga fqinjët e Rrustemit.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test