Aksidenti me 2 të vdekur në Burrel, vihet në pranga autori 15 vjeçar

Kronikë e zezë

Aksidenti me 2 të vdekur në Burrel, vihet në pranga autori 15 vjeçar

Më: 22 mars 2018 Në ora: 08:16
Pamje nga aksidenti

Mbrëmë dy persona humbën jetën si pasojë e një aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur në Komsi të rrethit të Matit, ndërsa një i tretë mbeti i plagosur.

Sot policia e Burrelit ka vënë në pranga një 15-vjeçar të dyshuar si shkaktar të aksidentit.

 15-vjeçari me iniciale XH.N. dyshohet se ishte në timonin e mjetit që përplasi për vdekje 29-vjeçarin Gentian Hamiti dhe 35-vjeçarin Alfred Balla.

Mësohet se automjeti që drejtonte 15 vjeçari u përplas fillimisht me motorin dhe më pas goditi 3 persona në trotuar.

Nga përplasja mbeti i plagosur edhe 17-vjeçari A.H., që ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat