Tre ditë i larguar nga banesa, gruaja gjen burrin e moshuar të mbytur në kanal

Kronikë e zezë

Tre ditë i larguar nga banesa, gruaja gjen burrin e moshuar të mbytur në kanal

Më: 22 mars 2018 Në ora: 09:05
Kanali ku eshte gjetur i vdekur i moshuari

Një i moshuar i larguar prej disa ditësh nga banesa është gjetur pasditen e djeshme i mbytur. Sipas të dhënave zyrtare, ditën e djeshme salla operative e Komisariatit të Policisë Bulqizë, është njoftuar nga shtetasja F. S., 64 vjeçe, banuese në Bulqizë, se në vendin e quajtur “Gurët e Skënderbeut”, në kanalin e ujërave vaditës, fshati Vajkal, kishte gjetur të mbytur brenda në kanal bashkëshortin saj shtetasin V. S., 80 vjeç.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi dhe Eksperti mjeko-ligjor, ku gjatë këqyrjes paraprake të trupit të viktimës nuk u konstatuan shenja dhune, apo dëmtime nga ndonjë faktor tjetër. Dyshohet se vdekja ka ardhur nga mbytja në ujë.

Shtetasi V. S., ishte i shpallur në kërkim nga Drejtoria Vendore e Policisë Dibër, për “Largim nga Banesa”, pasi, me datë 18.03.2018, është paraqitur pranë Komisariatit të Policisë Bulqizë, shtetasja F. S., ku ka bërë kallëzim se bashkëshorti i saj, shtetasi V. S., është larguar nga banesa me datë 17.03.2018 dhe nga kërkimet e bëra, nuk ishte bërë e mundur gjetja e tij.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër si ngjarje aksidentale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat