Një qytetare ka njoftuar në polici se djali i saj e ka kërcënuar dhe i ka vjedhur kartelen e bankës, ku më pas ka tërhequr 50 euro.
Rasti ka ndodhur në Prishtinë, ndërsa i dyshuari është dërguar në paraburgim.
“Ankuesja femër K/Shqiptare, ka njoftuar se djali i saj mashkull K/Shqiptar, e ka kanosur dhe i ka vjedhur kartelën e bankës, nga ku ka tërhequr 50 (pesëdhjete) euro”.
“Pas intervistimit me vendimin e prokurorit i dyshuari dërgohet në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftim.