Kokainë në dhomën private të lokalit, arrestohen 3 persona në Fier. Kush është ”e forta” që kundërshtoi Policinë

Kronikë e zezë

Kokainë në dhomën private të lokalit, arrestohen 3 persona në Fier. Kush është ”e forta” që kundërshtoi Policinë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:17
Gjesende te konfiskuara

3 persona janë arrestuar nga ana e Policisë në Fier, pasi dyshohet se shpërndanin drogëra të forta. Mes personave të arrestuar është edhe një femër, Pranvera Isufaj, 27 vjeç.

Dy personat e tjerë të arrestuar janë: Shkëlzen Gjata, 24 vjeç, banues në Drizë, Fier dhe Mariglen (Renato) Mellaraj, 35 vjeç, banues në Fier.

Arrestimi i tyre u bë pas informacioneve të marra nga Policia, se në lokalin ”Neë York” në lagjen “Apollonia” Fier gjatë një feste ”Party” që do të zhvillohej aty do të shitej lëndë narkotike.

Mbi bazën e këtij informacioni, është organizuar puna dhe në bashkëpunim me FNSH Fier, gjatë mesnatës, është shkuar në lokalin ”Neë York” dhe është ushtruar kontroll personave dhe ambienteve të këtij lokali që ishte në administrim nga shtetasit Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj.

Nga kontrolli i ushtruar në një dhomë me mbishkrimin ”Private” u gjendën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 36 copë paketime (porcione) me lëndë narkotike e dyshuar Kokainë, një peshore elektronike, një palë gërshërë, një fletore shënimesh etj.

Gjatë kohës së kontrollit fizik të personave që ishin në këtë lokal dhe më konkretisht të shtetases Pranvera Isufaj, në çantën e saj të krahut i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 (dy) thika me teh të përkulshëm të dyshuara si armë të ftohta.

Po kështu shtetasja Pranvera Isufaj ka kundërshtuar hapur veprimet e policisë duke përdorur dhe forcën me veprime aktive e për pasojë ka penguar në kryerjen e detyrës punonjësit e policisë si dhe i ka ofenduar ata.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve Shkëlzen Gjata dhe Mariglen Mellaraj për veprën  penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Nxitja për përdorimin e drogës” parashikuar nga Nenet 283/2, 285/a dhe 286 të Kodit Penal, dhe ndaj shtetases Pranvera Isufaj për veprat penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga Nenet 279 dhe 236/2 të Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat