Rrahën dy meshkuj dhe një femër, bëhen për spital

Kronikë e zezë

Rrahën dy meshkuj dhe një femër, bëhen për spital

Nga: Bota Sot Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Bill Klinton në Prishtinë janë arrestuar tre persona për rrahje.

“Janë arrestuar tre të dyshuar dy meshkuj dhe një femer K/Shqiptar-e pasi të njëjtit si pasoj e një mosmarrëveshje të më hershme janë përleshur fizikisht në mes veti. Si pasoj e përleshjes tre të dyshuarit kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe u është ofruar tretmëni mjekësorë. Në vendin e ngjarjes në cilësi të provave materiale është gjetur dhe konfiskuar një thikë”, thuhet në raportin e Policisë.

Kurse, me urdhër të prokurorit të dyshuarit janë liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat