Arrestohet një person në Podujevë

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Podujevë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 11:31
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në rrugën Skënderbeu në Podujevë se është arrestuar një person pasi që ka ther një person.

 “Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i mitur, pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht duke e therur me mjet të prehtë viktimën mashkull K/Shqiptar po ashtu i mitur. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i është ofruar tretman mjekësor”, thuhet në njoftimin për media. Kurse, me vendim të prokurorit, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat