Vdekje tragjike për një grua në Tiranë, bie nga kati i tretë i banesës

Kronikë e zezë

Vdekje tragjike për një grua në Tiranë, bie nga kati i tretë i banesës

Më: 24 mars 2018 Në ora: 16:28
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në kryeqytet, ku një grua ka humbur jetën pasi ka rënë nga ballkoni.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:30 në rrugën "Daniel  Ndreka" në Tiranë, ndërsa viktima është identifikuar si shtetasja me inicialet F.D., 55 vjeçe.

Sipas  informacioneve paraprake dyshohet se 55 vjeçarja është rrëzuar aksidentalisht nga kati i tretë i banesës dhe si pasojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Fundi ka qenë fatal për gruan për shkak të lartësisë dhe plagëve të marra duke mos pasur mundësi që të dërgohej në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe veprimet e mëtejshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat