Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Kronikë e zezë

Aksident në magjistralen Prishtinë-Pejë

Më: 24 mars 2018 Në ora: 20:39
Pamje nga vendi i ngjarjes

Bora që ka rënë këto ditë, ka bërë që të shtohet numri i aksidenteve në komunikacion.

Një aksident ka ndodhur sot, në magjistralen Prishtinë – Pejë, përkatësisht në fshatin Llapushnik.

Dy vetura janë përplasur, teksa njëra është rrokullisur dhe ka dalë jashtë rrugës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin. Ndërkaq, nuk dihet nëse ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat